Federer: I pranoj shpejt humbjet, edhe pse ato të dhëmbin

Tenisti më i mirë i të gjitha kohërave, Rozhe Federer, deklaroi se, me kalimin e viteve, ai i pranon më lehtë humbjet dhe se kjo është një nga arsyet kryesore të comeback-ut (kthimit) të tij të sukseshëm në fushën e tenisit në moshën 36-vjeçare. Federeri, në realitet, tani, ndodhet në një formë mjaft të mirë, ndërsa ka fituar dy turne Grand Slem në Australi dhe Wimbëlldon, duke arritur shifrën 19, sa u përket trofeve Grand Slem.

“Unë, tani, i pranoj më shpejt humbjet, megjithëse ato vazhdojnë që të dhëmbin. Por, unë vazhdoj më tej, përgatitem dhe jap maksimumin. Në vend që të shpenzosh energji për një gjë që nuk mund ta kthesh mbrapsht, më mirë pranoje atë. Te ky konkluzion unë kam arritur mbas një përvoje shumëvjeçare”, vuri në dukje Federeri që, momentalisht, ndodhet në pozitën nr. 2 të listës së ATP-së, afro 2000 pikë mbrapa Rafael Nadalit.

Sfidanti.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *