Federer eliminohet ne Miami Masters, zvicerani nuk do te jete ne Roland Garros

Eliminimi i Roxher Federer nga Turneu Masters i Miamit ishte lajmi i dites diten e diel per boten e tenisit. Tenisti zviceran u eliminua ne raundin e dyte nga Thanasi Kokinakis duke ia dorezuar serish vendin e pare ne renditjen ATP spanjollit Nadal.

Por ajo qe ra ne sy ne kete ndeshje ishte forma jo optimale e 36 vjeçarit qe vendosi te mos marre pjese ne asnje prej turneve me dhè dhe ketu perfshihet edhe turneu i dyte Grand Slam, Roland Garros ne Paris.

‘Vendosa qe te mos luaj ne fushat me dhè-tha Federer-kemi diskutuar shume kohet e fundit dhe rame dakord qe per mua eshte me e lehte te luaj ne 2 nga 3 siperfaqet. Dua qe te vazhdoj te luaj sa me shume qe te jete e mundur keshtu qe menduam te mos luaj ne turnete me dhè. Mezi po pres te bej pak pushim dhe te stervitem sa me mire qe te jem gati per pjesen e dyte te sezonit’.

Sfidanti.al