Federer: Do të marr pjesë në “Rolan Garos”, por jo si favorit

Rozher Federer, ndoshta, tenisti më i mirë në botë në të gjitha kohërat, përfundimisht, do të marrë pjesë në turneun e dytë Grand Slam të këtij sezoni,  “Rolan Garos”. Këtë lajm, asi zviceran e konfirmoi në sajtin e specializuar kushtuar tenisit, “Tenis Channel”, në të cilin ai thotë se do të marrë pjesë në turneun e “Rolan Garosit”, por jo si favorit dhe se këtë rol ai ua lë Rafa Nadalit dhe Novak Gjokoviçit.

“Shënova emrin tim për turneun e Parisit, ndërsa mendoj se ndodhem para sfidës më të madhe në karrierën time. Mund të them se jam ‘i etur’ për titullin e kampionit në fushën me shtresë dheu. Vetkuptohet se favoriti nr.1 është Rafa që, gjatë këtyre kohëve të fundit, e ka treguar se e zotëron mirë shtresën e dheut, ndërsa dua që të jem i sinqertë se nuk duhet të anashkalohet as Novak Gjokoviçi”, thotë Federeri, 35 vjeç, që ka fituar 18 tituj Grand Slam, ndërkohë që të fundit e fitoi në turneun “Austalian Open”, këtë vit, në Melburn.

Sfidanti.al