Federer dhe mesazhi I tij: Sot bëjmë tifozllëk për të tjerë kampionë

‘Ka persona që flasin pafund, por që nuk bëjnë gje tjetër vecse retorikës,  të tjerë me fjalë shumë më të thjeshta dhe të pakta dinë të prekin zemrën-fjalët e Roger Federer po bëjnë xhiron e botës në rrjetet sociale  me zviceranin që në një video të postuar vihet në rolin e narratorit.

‘Loja është ndalur, por ne bëjmë tifo për një tjetër lloj kampioni-theksohet në postimin që është shfaqur në profilet e Ëimbledon në rrjetet sociale-që nga 1877, ju tifozët e Wimbledon u bashkuat rreth ndeshjeve tona, I keni ndjekur nëpërmjert cdo ekrani, në cdo orë të ditës e të natës-thekson tregimtari Federer-keni ardhur nga larg dhe jeni vënë në radhë dhe cfarë radhe!

‘Këtë verë, për fat të keq do të na duhet të rrimë bashkë duke mbetur larg. Asnjë tendë nuk do të vendoset, asnjë rekord nuk do të thyhet e asnjë trofe nuk do të dorëzohet. Por gjatë falenderimit tonë për pasionin dhe mbështetjen tuan, I kujtojmë vetes se kampionë të panumërt do të duhet të festohen, që punojnë në të gjithë botën e që garojnë për ne-vijon tregimin Federer ndërkihë që në video fillojnë të shfaqen imazhet e mjekëve, infermierëve dhe vullnetarëve që po luftojnë me coronavirusin-Bëjmë tifo për ta, për momentin loja është ndalur. Jemi bashkë me shpresën që e nesërmja do të jetë më e mirë se e sotmja’.

Sfidanti.al