Familja Schumacher uron Hamilton për rekordin: Rezultat impresionues

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Michael Schumacher i dha një mesazh Lewis Hamilton pasi britaniku barazoi rekordin e legjendës së Formula 1 me 91 fitore në karrierë në këtë kampionat.

‘Urime të shumta për Lewis Hamilton, një rezultat impresionues për një pilot të jashtëzakonshëm. Nuk mund të mohojmë që do të donim që rekordet të mbeteshin nën emrin e Michael, por sic thoshte ai vetë rekordet janë bërë për t’u thyer-shkruhej në postimin e familjes Schumacher në profilin që i është dedikuar 7 herë kampionit të botës në Formula 1.

Ndërkaq, vetë djali i legjendës, Mick, menjëherë pas garës në mënyrë suprizë iu bashkua Hamiltonit në podium për të dorëzuar helmetën e përdorur nga I ati në duart e Lewis Hamilton

Sfidanti.al