Fair Play në Roland Garros; Del Potro inkurajon Almagron pas dëmtimit

Juan Martin Del Potro fitoi admirimin e të gjithëve në ditën e pestë të turneut të Roland Garros teksa tregoi fair Play në drejtim të kundërshtarit të tij Nicolas Almagro. Tenisti spanjoll shfaqi probleme në gju në setin e tretë të ndeshjes, kurë ajo ishte e barabartë 1-1, për ta braktisur më parë atë. Almagro e la fushën e lojës mes lotëve, ndërkohë që Del Potro iu afrua për ta ngushëlluar duke qëndruar me të edhe për shumë minuta. Është ky një gjest që do të ishte më mirë që të shihet më shpesh dhe jo vetëm në tenis, por edhe në disiplina të tjera sportive.

sfidanti.al