F1, Volf e pranon: Në Baku ishim me fat

Ljuis Hamilton shenoi fitoren e pare ne kete sezon ne Çmimin e Madh te Azerbajxhanit, por Toto Volf nuk e ka iluzionin se edhe 2018 do te jete nje sezon fitues per skuadren e tij, Mercedes.

‘Ne Baku ishim me fat dhe ne kete moment nuk e kemi potencialin e Ferrarit-tha Volf-jane me te shpejte se ne sidomos te shtunave dhe duhet te permiresohemi sa me shpejt te jete e mundur. Fitorja ne Azerbajxhan nuk e ndryshon realitetin dhe ne duhet ta pranojme ate’.

Gara e radhes do te jete ne Barcelone dhe Volf shpreson qe ne Montmelo Mercedesi te reduktoje diferencat persa i perket shpejtesise me skuadrat rivale.

‘Tani do te shkojme ne Spanje-vijoi Volf-atje kemi qene me te shpejtet ne teste. Do te ndryshojne shume gjera dhe ajo qe duhet te kuptojme eshte se cfare axhornimesh do te behen ne piste. Por gjate dimrit u pershtatem mjaft mire. Shpresojme t’i shfaqim ato vlera edhe pas dy javesh ne gare’.

Sfidanti.al