F1, Stroll tërhiqet për arsye shëndetësore, e zëvendëson Hulkenberg

Telashe të reja shfaqen te Racing Point. Lance Stroll nuk zbriti në pistë për provat e treta të lira në pistën e Nurburgring për shkak të një problemi shëndetësor. Më pas skuadra bëri të ditur se piloti kanadez u detyrua të mos marrë pjesë as në garat kualifikuese dhe për këtë arsye mori sërish Hulkenberg që erdhi në Nurburgring në kohë për të tentuar pole position.

Më parë, Hulkenberg, piloti rezervë I Racing point u bashkua me skuadrën edhe në 2 garat e Silverstone për të zëvendësuar Sergio Perez që ishte i izoluar për shkak të Covid-19. Hulkenberg u bashkua me skuadrën në bokse pak pas orës 13:30 të së shtunës pasi kaloi testet për Covid 19 falë një tamponi të shpejtë.

Sfidanti.al