F1, ‘Re te erreta’ mbi Silverston, Bron: Do kete gare ne Angli, ndoshta jo ne kete piste

Shtohen rete e zeza ne lidhje me të ardhmen e pistës së Silverston në Botërorin e Formula 1. Ai që I ngre këto dyshime është pikësrisht Drejtori Sportiv I këtij kampionati, Ross Bron që pranoi ekzistencën e divergjencave me kompaninë që administron këtë cirkuit, ku problemi më I madh duket ka të bëjë më komisionet që duhen paguar. Tani kërkohet një rinovim I kontratës duke nisur që nga viti 2020, një situatë të cilën po e përjetojnë edhe cirkuitet në Itali,Spanjë, Gjermani e Meksikë.

‘Nuk besoj se ajo e këtij viti do të jetë gara e fundit e Formula 1 në Britaninë e Madhe-tha Bron për ‘Autosport’-nëse ajo do të zhvillohet në Silverston apo në një pistë tjetër, kjo është një cështje tjetër. Ne e duam një Cmim të Madh të Britanisë dhe duam të gjejmë një zgjidhje për pistën e Silverston, por për momentin ka divergjenca mes palëve për atë që është e arsyeshme e atë që nuk është e tillë. Nuk bëhet fjalë për diferenca të mëdha, por është shumë shqetësues fakti që nuk po gjendet një zgjidhje. Garimi në Britani është i rëndësishëm dhe Silverston ka qenë cirkuiti i viteve të fundit, por ekziston edhe Brands Hatch, nuk do të ishte aspak e cuditshme nëse do të ketë një alternim mes këtyre pistave për garat e Formula 1′.

sfidanti.al