F1; nga triumfet në epokën Schumacher në krye të botërorit; Domenicali gati për rikthimin

Kjo fundjavë më shumë se për garën e radhës në Formula 1 në Sochi të Rusisë duket se do të flasë për Stefano Domenicali. Presidenti aktual i Lamborghinit po përgatitet të marrë timonin e botërorit të Formula 1 dhe tani pritet vetëm komunikimi zyrtar. Në këtë mënyrë Domenicali pas 7 vitesh te Audi dhe Lamborghini kthehet në Formula 1 por në një post akoma më të rëndësishëm, atë të Shefit Ekzekutiv të kampionatit ku do të zëvendësojë Chase Carey.

Stefano Domenicali ka qenë një ndër kontribuesit në sukseset e Ferrarit në kohën e Michael Schumacher dhe të titutllit të fundit të fituar për pilotë nga Kimi Raikkonen në vitin 2007. Ai u bë Menaxheri i Ferrarit në 2008 duke e drejtuar Kokëkuqen në fitoren e titullit të fundit për konstruktorë, duke iu afruar edhe atij për pilotë me Felipe Massën i cili e humbi titullin vetëm në kthesën e fundit në Cmimin e Madh të Brazilit.

Në vitet në vazhdim rezultatet nuk kanë qenë aq të shkëlqyer  edhe pse me Domenicalin te Ferrari, Alonso e mbylli botërorin e Formula 1 i dyti në vitet 2010, 2012 dhe 2013

Kapacitetet menaxheriale të Domenicalit nuk lanë askënd indiferentë dhe në harkun e pak muajve ai ishte në bordin drejtues të Audit e më pas Lamborghinit me këtë të fundit që nën drejtimin e Domenicalit u rrit shumë në 7 vitet e fundit dhe në 2017 e kaloi shifrën e 1 miliard Euro të ardhura, ndërsa në 2018 u përmirësua akoma më shumë pas nxjerrjes në treg të modelit SUV Urus.

Sfidanti.al