F1, nga pista reale në atë virtuale; Hamilton &Co, sfidë në videogame

Në pritje të fillimit të Botërorit të Formula 1 që mund të ndodhë në 7 qershor në Azerbajxhan, të apasionuarit te motorsportit mund të ngushëllohen më një nismë interesante virtual. Formula 1 bëri të ditur startin e një serie garash virtuale eSports të cilat do të zhvillohen në vend të atyre që janë shtyrë.

Gjithcka do të nisë të dielën e 22 marsit me Cmimin e Madh të Bahreinit, më pas do të jetë gara e Vietnamit në 5 prill, ajo e Kinës në 19 prill, Holandës në 3 maj, Spanjës në 10 maj dhe Montecarlos në 24 maj. Në pistat virtuale fdo të jenë gati për t’u sfiduar të gjithë pilotët zyrtarë të Botërorit të Formula 1 me rivalitetin e zakonshëm e me ndonjë përplasje më shumë

Sipas Liberty Media, Cmimi I Madh I Bahreinit  do të shohë pilotët aktualë të Botëorit të Formula 1 të vihen virtualisht në vijën e startit të garës së bashku me një sërë yjesh emrat e të cilëve do të publikohen në kohën e duhur. Gara e parë virtuale në pistën e Shakirit do të kryhet në 28 xhiro dhe do të transmetohet në kanalet zyrtare të Formula 1; Youtube, Tëitch dhe Facebook. Gara do të nisë në 21:00 dhe pritet të zgjasë 90 minuta me kualifikueset që do të zhvillohen pak caste para startit të garës.

Sfidanti.al