F1 në Australi, organizatorët: Coronavirus? Ne jemi gati për garën

‘Ne jemi gati për garën e 25 të Formula 1 në Melbourne-ishin fjalët e Shefit të Komitetit Organizativ të kësaj gare, Andreë Ëestacott për garën hapëse të Botërorit të Formula 1 duke larguar të gjitha dyshimet që ishin ngritur rreth kësaj gare sidomos pas anulimit të garës së Katarit dhe shtyrjes së asaj të Tajlandës në MotoGP.

‘Bëmë edhe përgatitjet e fundit, personeli do të mbërrijë në ditët e ardhshme dhe mezi presinm që të hapim dyert për publikun të enjten në 12 mars-tha Ëestacott-Alarmi Coronavirus? Shëndeti dhe siguria e të gjithëve është thelbësore dhe po bashkëpunojmë më agjencitë shëndetësore dhe organizatat qeverative dhe të shërbimeve të emergjencës  për të përballuar situatën. Po vazhdojmë të monitorojmë nga pranë gjendjen në prag të garës dhe po konsultohemi me ekspertët e kësaj fushe’.

Sfidanti.al