F1, Mercedes, shkon në 2, numri i të prekurve me Covid-19

Ndizen sirenat e alarmit te Mercedes. Në skuderinë gjermane ka shkuar në 2 numri  i rasteve pozitive me Covid-19 pas testeve të radhës së kryer në Nurburgring. Bëhet fjalë për dy anëtarë të stafit që sipas protokollit janë izoluar nga pjesa tjetër e skuadrës, ashtu sikurse edhe 4 personat e tjerë që rezultuan negativë por që u lanë jashtë grupit si pjesë e masave paraprake.

Në vend të tyre janë thirrur 6 persona të tjerë nga selia në Angli për t’i zëvendësuar. Teksa priteshin përgjigjet, te gjitha procedurat e nisura nga Mercedes u vendosën pas konsultimeve me FIA. Një procedurë e studiuar për të limituar në maksimum mundësinë e përhapjes së virusit dhe për të tentuar mbajtjen në kontroll  të situatës

‘Zbulimi i një rasti me Covid brenda skuadrës ishte shqetësuese-tha Hamilton-është e trishtueshme kur e dëgjon këtë për persona që punojnë kaq shumë’,

Sfidanti.al