F1, Hamilton pushton Emilia Romagnan, Mercedes titulli i 7 radhazi

Lewis Hamilton triumfon edhe në Cmimin e madh të Emilia Romagnas në Botërorin e Formula 1. në pistën e Imolas, piloti britanik kaloi i pari vijën e finishit duke bërë një hap tjetër drejt titullit të 7 kampion për pilotë që do të thotë barazim i rekordit të legjendës së këtij sporti Michael Schumacher.

Hamilton arriti të fitojë një garë interesante që u karakterizua nga hyrja e Makinës së Sigurisë në pistë pas një incidenti që nxori jashtë loje Max Verstappen, ndërkohë që në vendin e dytë u rendit Valtteri Bottas duke bërë që Mercedes të regjistronte dopietën e pestë e sidomos titullin e 7 radhazi për konstruktorë.

Podiumin e garës së Imolas e plotësoi Daniel Ricciardo, ndërsa përsa i përket Ferrarit, rezultatin më të mirë e shënoi Leclerc i renditur në vendin e pestë, ndërsa Sebastian Vettel nuk shkoi më shumë se vendi i 12 në garë.

sfidanti.al