F1, Hamilton drejt rinovimit? Mercedes konfirmon bisedimet

Mercedes ka nisur bisedimet për rinovimin e kontratës së Ljuis Hamilton që skadon në fund të vitit 2020. Është vetë Shefi Ekzekutiv i skuderisë gjermane, Toto Volf që e ka pohuar këtë duke theksuar se pret që këto tratativa të mos mbyllen shumë shpejt.

‘Bisedimet për rinovimin e kontratës së Hamilton tashmë kanë nisur edhe pse po ecin mirë, nuk pres që ato të mbyllen shpejt-tha Volf-ato do të zgjasin deri në fillim të 2020’.

Me kontratën aktuale, Ljuis Hamilton përfiton 42 milionë Euro në vit dhe britaniku është folur jo pak herë për një kalim të mundshëm te Ferrari. Por Toto Volf thekson se nuk e beson se kjo lëvizje do të ndodhë edhe pse mundësia ekziston.

‘Besoj se është folur shumë për Ferrarin dhe se është tepruar me këtë histori-vijoi Toto Volf-është e vërtetë që pilotët tregojnë vëmendje se cila makinë është më e mira dhe mundësitë që kanë ata dhe kjo vlen edhe për Hamilton’.

sfidanti.al