F1, Feteli është i papërmbajtshëm; në Baku shënoi pole positionin e tretë radhazi

Feteli tregoi sërish forcën e tij në Formula 1. piloti gjerman i Ferrarit fitoi një tjetër pole position; të tretin radhazi për të për këtë sezon dhe kjo ndodhi në Cmimin e Madh të Azerbajxhanit, dicka që Ferrari nuk e arrinte që në vitin 2007. në të njëjtën kohë, Feteli resitroi herën e 87 që do të nisë garën nga vija e parë duke iu bashkuar Airton Senës në vendin e tretë në renditjen e të gjitha kohërave në këtë aspekt. Feteli e përshkoi pistën e Bakut në këto kualifikuese mekohën 1 minutë 41 sekonda e 498 të mijtat.

Ljuis Hamilton me skuadrën Mercedes nuk shkoi më shumë se vendi i dytë me 179 të mijtat më shumë se rivali i tij gjerman, ndërsa kohën e tretë më të mirë e shënoi piloti tjetër i Mercedes, Valteri Botas që ishte 339 të mijtat më e lartë se ajo e Fetelit. Pilotët e Red Bull Daniel Riçardo dhe Maks Verstappen këtë radhë u mjaftuan me vendin e 4 dhe të pestë duke lënë në të 6 Kimi Raikkonen me Ferrarin, me finlandezin që gaboi në sesionin e tretë të provave duke mbetur në prapavijë.

sfidanti.al