F1, Fetel kthehet të shkëlqejë; Ferrari, dopietë në Singapor

Sebastian Fetel ka rilindur dhe kjo ndodhi në pistën e Singaporit, ku gjermani shënoi fitoren e parë sezonale duke u kthyer te suksesi pas më shumë se një viti. Për pilotin gjerman u aplikua një strategji perfekte e Ferrarit që I dha mundësinë që të kalojë Sharl Lëklerk me një pit stop të pëMakx përafruar, ndërkohë që maks Vershtapen u rendit I treti.

Me këtë paraqitje, Fetel iu pëtrgjigj të gjitha kritikave që vërshuan mbi të pas periudhës së errët të kaluar e gabimit të dyfishtë në Monza. Gjermani ndodhej në një thatësirë fitoresh prej 392 ditësh, për t’u ngjitur në shkallën e podiumit të një gare pas dy orëve të kaluar në pistën e Marina Bay. Fetel e drejtoi në mënyrë fantastike Ferrarin e tij  edhe gjatë provave kualifikuese, më pas ndërtoi fitoren e garës falë edhe strategjisë perfekte të Kokëkuqes duke ia hedhur si Hamiltonit ështe edhe shokut të tij të skuadrës Lëklerk

Fetel bëri një goditje të papritur teksa e pa veten përpara të gjithëve për të administruar më pas në mënyrë perfekte të gjithë presionin duke e mbajtur pas Lëklerk edhe pas dy rinisjeve të garës pas makinës së sigurisë që në mënyrë të paevitueshme u shfaq në pistë. Në xhirot e fundit ai tregoi se e meritoi fitoren teksa kreu xhiro që e lejuan që të marrë flamurin me kuadratë I vetëm duke regjistruar fitoren e pestë dhe duke vendosur rekord në pistën e Singaporit

Festa ishte e plotë e Ferrarit që bëri dopietën me Lëklerk që u rendit në vendin e dytë në një garë që e nisi nga pole position por që më pas e pa veten që të kalohej nga Fetel për shkak të strategjisë së Kokëkuqes që e futi në bokse gjermanin më shpejt nga sa ishte vendosur, kjo në mënyrë që ai të dilte para Hamilton. Gjithsesi, Lëklerk ka tregua se është në  formë të jashtëzakonshme fdhe Ferrari për përmirësimet e bëra, tani ngjall frikë

I zhgënjyeri I madh ishte Mercedes që e humbi podiumin me Hamilton teksa tentoi një strategji ndryshe me britanikun që e mbylli garën në vendin e katërt pas pilotit të Red Bull, Maks Vershtapen

Sfidanti.al