F1, Fetel: Boterori nuk eshte mbyllur; do te doja keshillat e Shumaher

Sebastian Fetel nuk deshiron te dorezohet  per titullin ne Boterorin e Formula 1, edhe pse diferenca me Hamilton kur kane mbetur 6 gara nga fundi eshte 40 pike. Vete piloti gjerman e ka deklaruar kete ne nje interviste per ‘Bild’ duke shfaqur krenarine e tij prej kampioni.

‘E di si fitohet nje titull kampion-tha Fetel-per me teper kam ne dispozicion nje makine qe eshte ne te njejtin nivel me ate te Hamilton. Eshte e vertete qe gara e Singaporit nuk ishte pozitive, por duhet te kalojme veten tone. Kam enfde mundesi te fitoj Boterorin, do te luftoj deri ne fund’.

Fetel me pas theksoi se ne kete moment do t’i vlenin shume keshillat e nje personi special, Mikael Shumaher.

‘Po te ishte mire, do ta pyesja Mikael Shumaher per shume gjera-vijoi Fetel-jo domosdoshmerisht per drejtimin e makines, por per gjera te tjera. Do ta pyesja per prapaskenat sesi punohet ne skuader, sesi jane politikat e Formula 1. Stili im i drejtimit te makines me ka lejuar te fitoj 4 tituj dhe 52 gara. Te gjithe kemi frike se gabojme, e di qe kur merr persiper rreziqe dicka mund te mos shkoje mire. Por nuk mund te paralizohemi nga frika. Per kete arsye dua te mbroj edhe strategjite me shkalle te larte rreziku si ai i Singaporit’.

Sfidanti.al