F1 dhe polemikat, Wolff: Racing Point? I shitem pjese te W10 sipas rregullave

‘Jam i kenaqur per Racing Point, eshte prova se me vizionin e duhur apo nje ide te mire edhe skuadrat e vogla mund te pesojne nje rritje cilesore dhe te jene ne vijat e para te nisjes’. Ne kete menyre Drejtori i Mercedes, Toto Wolff driblon polemikat e shperthyera per skuderine anglo-kanadeze qe po ben nje paraqitje shume te mire ne kete fillim sezoni ne Formula 1.

Ne pritje te vendimit pas ankimimit te Renault per rregullsine e makines Racing Point, te Mercedes nuk mungon optimizmi. Nga krahasimet e bera mes makines Mercedes W10 e vitit te kaluar dhe Racing Point RP20 te ketij viti, jane vene re ngjashmeri te dukshme. Duke krahasuar kualifikueset ne Hungari me ato te 2019, Racing Point shkoi nga vendi i 17 dhe i 19 ne vijen e dyte te nisjes, pas Mercedes. Sipas Wolff nuk ka asgje ilegale ne kete histori.

‘Nuk mund te gjykoj sepse nuk mund te shoh se cfare eshte nen karrocerine e makines Racing Point-tha Wolff-nga ana jone besoj se gjithcka eshte bere sipas rregullave, Racing Point ka qene gjithnje ne kontakte me FIA. Duket se kane riprojektuar makinen tone, kane blere nga ne pjese jo te zgjedhura ne 2019’.

Pra, per Toto Wolff nuk ka asnje problem ne kete pike.

‘Nuk kam dyshime se Racing Point do te na i beje gjerat te veshtira-shtoi Wolff-dhe jam i kenaqur qe ka nisur nje proces qe do te sqaroje rregulloren dhe do t’i beje keto aspekte me transparente per te gjitha palet. Besoj se eshte nje leksion per t’u mesuar dhe jam i lumtur qe shoh kete projekt te jete aty ku e meriton’.

Sfidanti.al