F1 Austri; pilotët kundër racizmit, por ka nga ata që nuk u gjunjëzuan

Pak minuta para nisjes së garës së parë të Botërorit të Formula 1 të 2020 edhe pilotët e Formula 1 vendosën të shfaqen hapur kundër racizmit. Ai që kryesoi këtë lëvizje ishte padyshim 6 herë kampioni i botës, Leëis Hamilton i cili pavarësish penalizimit me 3 pozicione të marrë në fillimin e garës, shfaqi me shumë krenari fanelën ‘Black Lives Matter’ të shoqëruar nga shkrimi ‘End Racism’, një fanelë që në fakt e kishin veshur të gjithë pilotët, një vendim ky që u mor me unanimitet në mbledhjen e zhvilluar të premten

Ishin të shumtë pilotët që më pas ashtu sic ishin të veshur me fanelë të zezë vendosën edhe të mbështesin një gju në tokë në shenjë proteste kundër racizmit, por Leclerc dhe Verstappen vendosën që të mos e bëjnë një gjest të tillë. Ferraristoi në Tëitter deklaroi se nuk do të gjunjëzohej se ato që kanë më shumë rëndësi janë sjelljet reale në jetën e përditshme dhe jo gjestet fomale që në disa vende mund të shihen si kontroverse. Ai shtoi se kjo nuk do të thotë se ai është më pak i impenjuar në luftën kundër racizmit. E njëjta histori për Verstappen  me holandezin që tha se të gjithë kanë të drejtë të shprehen kur dhe si të duan sdhe se ai nuk do gjunjëzohej por respekton dhe mbështet zgjedhjet personale

Ndërkaq FIA bëri të ditur se ka dhuruar 1 milionë Euro fondacionit ‘We race as One’, një kontribut që do të zhvillojë një seri aktivitetesh që do të krijojnë një kulturë më gjithëpërfshirëse dhe të diversifikuar në brendësi të Formula 1 dhe disiplinave automobilistike

sfidanti.al