F1, Arrivabene bën profetin: Fetel do të fitojë titullin me Ferrarin

Botërori i Formula 1 është në fazën finale të tij. tashmë kanë mbetur edhe 4 gara nga fundi i këtij kampionati dhe tashmë është konfiguruar kampioni i botës që edhe këtë vit do të jetë pikërisht britaniku i mercedes, Ljuis Hamilton. tashmë duket se te Ferrari janë dorëzuar përsa i përket titullit të këtij viti, por kjo nuk e ka ndaluar Maurizio Arrivabenen të bëjë profetin për të ardhmen duke konfirmuar besimin te piloti gjerman Sebastian Fetel.

‘Botërori i këtij viti është një mision i pamundur, por asgjë nuk është mbyllur ende-tha Arrivabene-në Ostin nuk do të shkojmë të dorëzuar. Fetel herët a vonë do të shpallet kampion bote me skuadrën e Ferrarit’.

Kur janë zhvilluar 17 gara në Botërorin e Formula 1, Hamilton  kryeson bindshëm renditjen e përgjithshme për pilotë me një diferencë prej 67 pikësh kundrejt rivalit të tij Sebastian Fetel. në Teksas, britaniku ka shumë shanse që të mbyllë përfundimisht llogaritë e këtij kampionati edhe për këtë vit në favorin e tij.

sfidanti.al