Evander Holifild mund të bëjë gjithçka për 25 milionë dollarë!

E kush nuk e mban mend Evander Holifildin. Boksieri i madh amerikan u bë i pavdekshëm kur mposhti “Bishën e Tërbuar” Majk Tajson në ringun e Las Vegasit duke i dhënë fund ndjekjes së titujve botërorë nga i mbiquajturi “djali i keq”. E pra, ky Holifild, nuk ngurron të hidhet përpjetë edhe sot në moshën 54-vjeçare, mjaft që të fitojë 25 milionë dollarë të tjerë. Jo se ka fituar pak në karrierë, por së pari nuk dihet si është sjellë me paratë, dhe së dyti “vesi del me shpirtin”.

Holifild i ka dërguar një mesazh nga rrjetet sociale presidentit të kampionatit UFC-së, Dejna Uajt (Dana Wholifild tajsonhite). Mesazhi është një kërkesë që të jetë ai i përzgjedhuri për t’u ndeshur me kampionin e arteve të përziera marciale, Konor “Famëkeqi” Mekgregor. Irlandezi është bërë një kuriozitet i madh, dhe ai ka kërkuar Flojd Mejuedhërin, veçse ish-boksieri amerikan të peshave të mesme ka kërkuar jo më pak se 100 milionë dollarë. Të shikojmë, nëse kjo do të ndodhë, pra që 25 milionë dollarët t’i paguhen Holifildit për të realizuar ndeshjen e kërkuar.