Euroligë, nuk je si NBA-ja; 12 vjet për një tripëll dabëll!

Më në fund u arrit të realizohej edhe në Europë, ajo që ndodh thuajse çdo mbrëmje në Amerikë. Championsi i basketbollit, Euroliga, përjetoi emocionet e një tripëll dabëlli kur ylli i Panathinaikosit, Nik Kalathes realizoi me dy shifra edhe pikët, edhe topat në tabela, edhe asistet.

Kapiteni grek pati 11 pikë, 11 topa në tabela dhe 18 asistë në suksesin e “Panas” ndaj Buduçnostit të Podgoricës, arritur 87-67 në Arenën e Athinës, fitore që i siguroi plej ofin dhe përballjen me Realin në çerekfinale.

Kishin kaluar 12 vjet në Euroligë pa një tripëll dabëll, që kur ia doli për herë të fundit Nikola Vujçiç, që luante në atë kohë me Makabin e Tel Avivit. Në 30 nëntor 2006, Vujçiç realizoi 27 pikë, kapi 10 topa në tabela dhe shërbeu 10 asistë, ndërsa mbetet i vetmi në “formatin” e Euroligës që ka realizuar dy herë tripëll dabëll.

Sfidanti.al