Entoni Xhoshua zotëron një dorashkë boksi prej diamanti

 

Kampioni i boksit, Entoni Xhoshua (EXH), zotëron një numër sendesh mjaft të çmuara dhe ka qejf që t’i ekspozojë ato në publik. Ndoshta, sendi më atraktiv që zotëron EXH-i, është një dorashkë boksi e veshur me diamante, në të cilën mund të shihet edhe firma e tij. Vlera e kësaj dorashke nuk dihet, por me siguri që ajo duhet të kushtojë shumë para. Midis sendeve të dashura të EXH-it është edhe një “Renxh rover” që është stilizuar posaçërisht për të dhe çmimi i tij është 150 000 sterlina, një shumë që duket modeste në krahasim me milionat që ai fitoi në ndeshjen me Vladimir Kliçkon. Firma e Xhoshuas është vendosur në sediljet e kësaj makine luksoze.

Sfidanti.al