Elizon Feliks fiton betejën me Nike

Elizon Feliks fiton betejën me kompaninë amerikane të veshjeve sportive Nike në lidhje me pagesën e saj për rendimentin gjatë shtatzënisë dhe pas lindjes së fëmijës duke bërë që Nikë të ndryshojë në mënyrë radikale politikën shtrënguese të saj të kontratave me sportistet shtatzëna. Nike kishte aplikuar me Feliks, që në nëntor solli parakohe në jetë vajzën Kamrin, një klauzolë të saj sipas së cilës pagesa e atletes reduktohej me 70% nëse rendimenti i saj pësonte rënie gjatë periudhës së shtatzënisë dhe pas lindjes së fëmijës.

Atletja, tashmë 33 vjecare hyri në bisdedime dhe u kërkoi drejtuesve të Nike një garanci që nuk do të dëmtohej ekonomikisht nëse do të qëndronte jashtë pistave për një kohë më të gjatë për shkak të mëmësisë së saj apo për rezultate jo të mira në pistë, një kërkesë kjo që u refuzua nga kompania amerikane e veshjeve sportive.
pas kësaj Elizon Feliks, fituese e 6 medaljeve olimpike dhe 16 medaljeve botërore nisi një fushatë për të drejtat e sportisteve që bëhen nëna duke detyruar Nike që të bëjë hapa prapa përsa u përket politikave të saj. ‘Zërat tanë kanë pushtet-shkruante Elizon Feliks në Instagram pasi fitoi betejën me Nike

‘Doja të krijoja një standard të ri-tha Feliks në momentin që nisi fushatën e saj-nëse unë një prej sportisteve që janë promovuar më shumë nuk kam garanci për t’u mbrojtur në lidhje me këtë temë, kush do ta ketë dicka të tillë?
Feliks gjeti mbështetjen edhe të prestigjiozes ‘Neë York Times’ në këtë fushatë duke fituar një vend ku ajo të publikonte opinionin e saj për të denoncuar këtë cështje. Ajo nuk ishte e vetmja që e vuajti këtë histori, të njëjtën gjë e pësoi edhe atletja e distancave të mesme Alisia Montanjo kur bëri të ditur shtatzëninë e saj.

Elizon Feliks padyshim që e ndërpreu kontratën me Nike dhe në kampionatin amerikan të atletikës ajo garoi pa sponsor me vajzën e saj që e ndoqi nga tribuna. Por kjo situatë nuk do të zgjasë shumë, pasi ajo arriti një akord me një markë që ka pranuar të mos e penalizojë për rezultatet sportive pas lindjes së fëmijës dhe bëhet fjalë për firmën ‘Athlete’. Ajo do të jetë sportistja e parë e elitës që do të sponsorizohet dhe do të paguhet pa pësuar ndryshim në pagën e saj pavarësisht nëse garon apo jo, apo nëse do të bëhet sërish nënë apo jo

‘Ne sportistet kemi frikë të themi publikisht nëse jemi në pritje të një fëmije pasi rrezikojmë që të shohim një reduktim të ndjeshëm të pagës nga sponsorët tanë-u shpreh Elizon Feliks gjatë fushatës së saj mediatike që detyroi Nike të ndryshojë politikat e saj-rregullat në sport janë bërë vetëm për meshkujt’

sfidanti.al