Edi Xhordan lëshon bombën: Hamilton te Ferrari në 2021 bashkë me Toto Volf

Edi Xhordan lëshon bombën në merkaton e pilotëve në Formula 1; Hamilton dhe Toto Volf do të bashkohen me Ferrarin në 2021.  Irlandezi 71 vjecar që në 1991 krijoi skuderinë e tij në Formula 1 foli me shumë siguri te ‘Top Gear’ për një lëvizje që do të jetë vërtet shumë e bujshme nëse do të bëhet realitet

‘Ljuis I ka përmendur kontratën Toto Volfin në më shumë se 1 rast dhe kjo është dicka jo shumë e zakontë te pilotët-tha Edi Xhordan-Për më tepër, Ljuis do të shkojë te Ferrari vetëm me dikë që do të jetë në gjendje ta mbrojë e të mos e detyrojë të punojë për Lëklerk dhe ky është Toto’.

Një ardhje e mundshme e Toto Volf te Ferrari do të vëshirësonte situatën e Matia Binotos, Drejtorit të Përgjithshëm aktual të Kokëkuqes italiane. Xhordan në këtë pikë nuk ka asnjë dyshim

‘Ferrari nuk ka një person që të mund ta drejtojë që nga garazhi, në kuptimin e ndërtimit të një strategjie të garës-vijoi Xhordan-Toto është shumë I mirë në këtë pikë dhe do të më pëlqente që një ditë ta shihja te Ferrari. Për më tëpër ai është shumë I mirë në administrimin e raporteve mes pilotëve të tij’.

Xhordan bëri parashikimin e tij edhe për Sebastian Fetel në rast të ardhjes së mundshme te Ferrari të Hamilton dhe Volf.

‘Fetel? Do të tërhiqet në fund të 2020-tha Edi Xhordan-nuk mund të kthehet te Red Bull sepse nuk do të mund të jetë në gjendje që të fitojë ndaj Vershtapenit. Gjithsesi, nëse Mercedes do të vendosë që të qëndrojë në Formula 1, Fetel mund të bëjë mirë te kjo skuadër që do ta shihte atë si një cmim ngushëllimi për humbjen e Hamilton’.

Sfidanti.al