Edhe Vanessa Bryant feston për Lakers: Do të doja që ta shihnin edhe Kobe e Gigi

‘Urime Lakers! Kobe kishte të drejtë; shihni rrugën tuaj e mos dëgjoni zhurmat!’. Në këtë mënyrë, Vanessa Bryant festoi në Instagram fitoren e LeBron James dhe shokëve të tij të skuadrës të Los Angeles Lakers, me skuadrën kaliforniane që fitoi titullin e 17, duke u rikthyer te suksesi pas 10 vitesh dhe në atë khë lideri ishtë pikërisht Kobe Bryant. Bashkëshortja e ish yllit të Lakers, Kobe Bryant të ndarë nga jeta në mënyrë tragjike 9 muaj më parë e kujtoi legjendën e kësaj  skuadre dhe atë që ishte gjysma e ëmbël e jetës së saj si dhe vajzën e saj Gianna.

‘Do të doja që ata të ishin këtu për të parë të gjithë këtë-shkruante Vanessa Bryant në Instagram Stories.

Sfidanti.al