Edhe pse 94 vjeçe, Rouz Mari ndjek rregullisht Federerin dhe Nadalin

Ish-aktorja e njohur amerikane që është më shumë se 94 vjeçe, Rouz Mari, tregon se vitet për të nuk kanë rëndësi. Njerëzit e moshës së saj nuk çohen ose mezi çohen nga krevati, kurse shumë të tjerë edhe kanë vdekur, por Rouz tregon se edhe njerëzit e brezit të saj mund të jenë ende aktivë dhe mund të ndjekin të gjitha zhvillimet në fushën e sportit, madje edhe në atë të tenisit.

Kjo ish-aktore amerikane është një tifoze e madhe e Roxher Federerit dhe e Rafael Nadalit, Venus Uiliamsit dhe Maria Sharapovës që ajo i ndjek rregullisht në turnetë e tenisit. Tuitet e saj të fundit u kanë bërë mjaft përshtypje atyre që ndjekin faqet e rrjeteve sociale.

“Zemra ime 94-vjeçare e falendëron Rozher Federerin për fitoren e tij me tre sete, pasi unë nuk isha e sigurt, nëse do të mund të përballoja setin e 4-t ose të 5-të”, shkruan me shaka Rouz Mari, duke vazhduar më tej: “Pres që Venus Uiliamsi dhe Maria Sharapova të vazhdojnë të luajnë një tenis të mirë. Jam gati që t’i ndjekë ato. Unë e kaloj kohën, duke parë heronjtë e mi, Rafael Nadalin dhe Roxher Federerin, ndërsa pres fitore të reja nga ata”, vë në dukje kjo dashamirëse e madhe e “sportit të bardhë”.

Sfidanti.al