Edhe prerja e flokëve është racizëm në sportin amerikan!

Nuk ka më zezakë që punojnë plantacionet, apo që dëbohen nga lokalet dhe linjat e urbanëve të caktuar vetëm për të bardhët. Amerika nuk është më aq “e bardhë” sa në fillim të shekullit të 19-të, apo sa në vitet 50-të të shekullit të 20-të, por ende nuk është bërë aq “e zezë” sa duhet.

Një kërkesë e një gjyqtari, në një kampionat mundjeje për student, ka krijuar një tjetër skandal. Pamjet filmike dhe lajmet e mediave tregojnë sesi një arbitër i bardhë i kërkoi mundësit student, Endrju Xhonson, me ngjyrë që të zgjidhte e merrte, “ose prit flokët, ose nuk mund të ndeshesh”. Sipas gjyqtarit këto ishin rregullat, por në SHBA po thonë ndryshe.

Ka nisur menjëherë një hetim, dhe arbitri në fjalë nuk do të ketë të drejtë të gjykoi ndeshje derisa të mbyllet procesi. Më e keqja ishte se, kur trajnerët e Xhonsonit protestuan, gjyqtari vendosi kronometrin për të matur kohën derisa të pranohej kushti i tij. Edhe guvernatori i Nju Xhersit, Fil Mërfi, shkruajti në Tuiter se “jam shumë i shqetësuar nga incidenti”, ndërsa komentatori televiziv, Tejlër Ruks, shkruajti se “gjyqtari duhet të turpërohet, modeli i flokëve lidhet me identitetin tek zezakët, dhe shprehja e mosaprovimit për flokët, do të thotë shprehje mosaprovimi për personin”.

Sfidanti.al