Edhe ju në basketbollin amerikan, të korruptuar? Arrestime në kolegje!

Çak Person është një emër i njohur i basketbollit amerikan. Ai ka qenë ndihmësi i Fil Xheksonit tek Los Anxhelos Lejkërsat, kampion i NBA-së, por tashmë është thjesht një i arrestuar në pranga! Çfarë ndodhi me të? Person së bashku me disa trajnerë të tjerë të skuadrave të kolegjeve janë nën hetim për korrupsion në ligën e basketbollit NCAA. Hetimet kanë nxjerrë se ata kanë marrë para nga agjentë të lojtarëve, për të bindur basketbollistët e tyre që të lidhnin kontratë me këta prokuratorë, dhe jo me të tjerë. Prokuroria në Manhatan, Nju Jork, po heton, ndërsa në pranga janë vendosur 6 persona, mes të cilëve një agjent lojtarësh, një menaxher dhe katër trajnerë. Sipas hetuesve, Person ka marrë 50 000 dollarë nga një menaxher që mbetet anonim pasi po bashkëpunon me drejtësinë.

Sfidanti.al