Edhe Formula 1 goditet nga racizmi, tronditet Mercedesi në Gjermani

Katër punonjës të pushuar nga puna dhe një problem jo i vogël për skuadrën kampione. Edhe një sport si Formula 1 nuk mund të shpëtonte nga “sëmundja e kohës”, racizmi, dhe Mercedesi u detyrua të vepronte me dorë të ashpër, pas një hetimi të brendshëm. Katër punonjësit, që besohet se janë të sektori të mirëmbajtjes kompjuterike (IT), janë sjellë në mënyrë raciste ndaj një kolegu, duke e quajtur “terrorist mysliman”, dhe duke e ngacmuar për të braktisur mbajtjen e Ramazanit.

Largimi i tyre paska ndodhur që në 2 gusht, por Mercedesi nuk paska dashur që kjo çështje të bëhej publike. Kanë kaluar gati dy muaj, ndërsa mësohet se kampioni i botës, Ljuis Hamilton, ka mbështetur veprimin e skuadrës. Anglezi është nga përkrahësit më të mëdhenj të tolerancës fetare e racore në sport, dhe ka kërkuar vazhdimisht dënimin e rreptë për racizmin.

Sfidanti.al