Edhe Fognini ka Covid; tampon pozitiv në Sardegna Open

Emrave të njohur të sportit që kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, i bashkohet edhe ai i Fabio Fogninit. Tenisti italian, nr.16 i renditjes botërore iu nënshtrua testit me tampon gjatë Sardegna Open ku do të duhej të luante këtë të mërkurë për ndeshjen e 1/8 të finaleve kundër spanjollit Carballes Baena, por pas testit u zëvendësua nga kroati Danilo Petrovic

Pas këtij rezultati të gjithë tenistët pjesëmarrës në këtë turne do të duhet t’i nënshtrohen testit me tampon

‘Dua t’ju komunikoj se këtë mëngjes rezultova pozitiv me Covid-19-tha Fognini në një postim në Instagram-simptomat janë shumë të lehta, pak kollë, temperaturë dhe dhimbje koke, por për fat të keq erdhi ky lajm i keq. Jam në izolim dhe i bindur se shumë shpejt do të rimarr veten. Ju përqafoj të gjithëve’.

Sfidanti.al