Edhe basketbolli si futbolli, Barça bën festë në Madrid

Në La Liga apo në Kupën e Mbretit, ne e dimë sesi përfundon, me Barcelonën që fiton ndaj Realit, sidomos kur ndeshja luhet në Madrid. Kjo “sëmundje” po kalon edhe në basketboll, ku skuadra e fuqishme madrilene, kampione e Europës në fuqi, po pëson disfatë pas disfate me katalanasit. Që kur në stolin e këtyre të fundit u ul trajneri serb Svetislav Peshiç, Reali ka parë vetëm ditë të zeza. Gjashtë fitore në 8 ndeshjet e fundit, madje dy më të fundit të luajtura në Madrid.

Barça fitoi 82-76 duelin e “Ligës Endesa ABC”, duke u shkëputur edhe më shumë në krye të renditjes. Hërtel shënoi 15 pikë për fituesit, dhe për ta u paraqitën shumë mirë edhe Oriola e Klaver. Realit nuk i mjaftuan Karrol me 15 pikë dhe Jul me 13. Pak javë më parë, katalanasit fituan në Arenën e Madridit finalen e Kupës së Spanjës pikërisht ndaj Realit, një ndeshje që solli polemika të mëdha. Në renditje, Barça kryeson me 20 fitore e 4 humbje, ndaj 18 fitoreve e 6 humbjeve të Realit.

Sfidanti.al