E zymtë bota e tenisit, trondit raporti 15-milionësh i korrupsionit

Publiku në të gjithë botën, përfshi edhe atë shqiptar, e njeh tenisin nëpërmjet ngjarjeve të shkëlqyera në Uimbëlldon, Rolan Garos, US Open dhe Australian Open. Gjithsesi, kjo këta turne të mëdhenj janë vetëm fasada, ku marrin pjesë thjeshtë elita e këtij sporti e përbërë nga milionerë dhe profesionistë të mëdhenj.

Prapa “perdeve”, pjesa më e madhe e sportistëve, meshkuj e femra, luftojnë për mbijetesën duke luajtur në nivele që nuk i sigurojnë të ardhura dinjitoze, ndaj edhe shpesh janë viktimë e skemave korruptive. Ndeshje të tëra, sidomos tek djemtë, janë të trukuara, në favor të kompanive të basteve apo të mënyrave të tjera të korrupsionit dhe shkalla e falsitetit qenka vërtet e madhe.

Këtë e zbulon një raport që paska kushtuar të paktën 20 milionë dollarë, dhe i cili ka marrë dy vjet kohë për t’u përgatitur. Në “Piramidën” e tenisit, e pastër qenka vetëm “maja”, pra turnetë Grand Slem për meshkuj e femra, turnetë ATP për meshkuj e WTA për femra, si dhe turnetë WTA me vlerë 125 000 dollarë, dhe turnetë ITF me vlerë 60 000 e 100 000 dollarë.

Një nga propozimet e bëra është ai për të prishur kontratën që ka shitur të drejtën e dhënies së rezultateve direkt (live) të turneve të vegjël, por ka një problem sepse kjo kontratë vlen 70 milionë dollarë për 4 vjet.

Sfidanti.al