E kujtoni Azarenkën? Bjellorusja mundi Serenën, arriti finalen në US Open!

Në vendin e saj ende po bëhet “nami”, por ajo po kalon kohën më të bukur pas kaq shumë vitesh. Viktoria Azarenka arriti finalen e US Openit në Nju Jork, finalja e parë e një Grand Slemi ku mbërrin pas 7 vjetësh, dhe e bëri në stilin më të mirë të mundshëm. Tenistja bjelloruse kaloi favoriten vendase, amerikanen Serena Uilliams, duke ia prishur (edhe këtë herë) ëndrrën për të barazuar rekordin e trofeve Grand Slem. Serena fitoi lehtësisht setin e parë 6-1, por pastaj Azarenka u përgjigj si me “fotokopje”, duke fituar dy setet e tjerë 6-3 e 6-3. Amerikania pati probleme me kaviljen në setin e tretë dhe ndoshta kjo e pengoi për të arritur finalen e për të synuar rekordin e Margaret Kërtit me 24 Grand Sleme të fituara në karrierë. Azarenka, dy herë fituese në Australian Open, do të luajë finalen me amerikanen tjetër Naomi Osaka.

Sfidanti.al