E gjeti të keqen ? Gjokoviçi plotëson ekipin  me një analist

Analisti në fushën e tenisit, Kreg O’Shenesi, është anëtar i ri i ekipit të specialistëve të tenistit serb, Novak Gjokoviç. Kthimi i këtij të fundit është paralajmëruar për më 29 dhjetor, në një turne ekzibicioni në Abu Dabi. Së bashku me trajnerët Andre Agasi dhe Radek Shtepanek, Kreg O’Shenesi nga Australia do ta ndihmojë me këshilla ish-raketën nr.1 të botës.

“Punova një javë të plotë me ekipin e Novakut dhe organizimi ishte perfekt. Ne u koordinuam mjaft mirë, brenda një kohe të shkurtër dhe unë mendoj se ne mund të funksionojmë me efikasitet”, tha O’Shenesi që si trajner ka punuar pak, por si analist ka një përvojë të madhe, sepse ka bashkëpunuar me tenistë të njohur.

Sfidanti.al