E bujshme ne NBA, James mund të lërë Cleveland për LA Lakers në vitin 2018

Gazetari amerikan që mbulon NBA, Adrian Wojnarowski lëshon ‘bombën’  e merkatos; LeBron James mund të lërë Cleveland në vitin 2018 për t’u transferuar ndoshta te Los Angeles Lakers. ‘Nuk ka asnjë garanci që James të qëndrojë te Cavaliers-shkruan Wojnarowski -te Cavaliers dhe në instancat e larta të NBA e dinë se ai është shumë pranë largimit nga Ohio me destinacon Kaliforninë dhe LA Lakers mund të jetë një zgjedhje e mirë’. Nuk është hera e parë që ‘The King’ flitet për një kalim te skuadra legjendare e Lakers. Në fakt ishte ai vetë që në 2016 i ndezi zërat me deklaratën e tij se do t’i pëlqente të përjetonte një aventurë të re te kalifornianët.

sfidanti.al