Dy nokdaune, dhe një grusht arbitrit për një barazim në boks!

Përfundoi në barazim një tjetër finale e rëndësishme e boksit profesionist, ajo mes Xhejms Degejlit dhe Badu Xhekut, luajtur në Bruklin të SHBA-së. Plot 10 000 spektatorë ndoqën një përballje të fortë në peshën super të mesme, që pati shumë emocione, por si zakonisht edhe shumë egërsi. Të dy boksierët përfunduan nga një herë në tapet, ndërsa një grusht e mori edhe gjyqtari, kuptohet pa dashur.

Britaniku Degejl e hodhi nokaut kundërshtarin që në raundin e parë dhe ishte në avantazh, por pikërisht në raundin e fundit Xhek e rrëzoi atë përtokë duke barazpeshuar ndeshjen. Arbitri Artur Merçante Xhunior u godit me grusht nga Xhek, por pa pasoja. Ky rezultat bëri që secili nga boksierët të mbante titullin e tij kampion, pra nuk pati unifikim të titujve. Degejl mbeti kampion në IBF, ndërsa Xhek mori brezin në WBC. Pritet që mes dy boksierëve të ketë një ndeshje tjetër.