Duranti është një yll i pikëve, por Bruklini nuk ka mbrojtje!

Kur ka luajtur 6 ndeshje të sezonit të ri, skuadra e Nju Xhersit (apo edhe e Nju Jorkut) nuk mund të thuhet se i ka përmbushur parashikimet. Duke pasur dy yje të tillë si Kevin Durant dhe Kajri Irving, pritej që Bruklin Nentsat të shkëlqenin, po ashtu si Lejkërsat apo Klipersat, si edhe Miluoki. Kjo nuk ka ndodhur, dhe Netsat kanë 3 fitore e 3 humbje, ndërsa analistët e NBA-së po theksojnë se problemi kryesor i skuadrës është mbrojtja. Kevin Durant është shënuesi i tretë më i mirë i NBA-së deri tani me mbi 28 pikë për ndeshje (pas Hardenit dhe Bredli Bilit), po ashtu ka mbi 6 topa të kapura në tabela për ndeshje dhe mbi 4 asistë për ndeshje. Kajri Irving është shënuesi i 8-të më i mirë i NBA-së me mbi 26 pikë për ndeshje, por Bruklini nuk di të mbrohet. Nuk dihet sesi do ta ndreqin diçka të tillë, por derisa të rregullohet vështirë që kjo skuadër të pretendojë për titull.

Sfidanti.al