Duel kampionësh? Markes sfidon Hamilton, britaniku e pranon

Mark Markez sfidon Ljuis Hamilton. Në një intervistë për tabloidin britanik ‘Daily Mail’, piloti spanjoll u shfaq entuziast nga mundësia e një përballjeje direkte me kampionin e botës në Formula 1 madje hodhi edhe idenë sesi mund të jetë kjo sfidë.

‘Do të ishte interesante një duel me Hamilton fillimisht me një makinë të Formula 1 dhe më pas me motor se e di që ai e drejton atë-tha Markez-ndonjëherë flas me të në rrjetet sociale dhe e di që e drejton shumë mirë motorin kështu që shpresoj që të paktën ta njoh’.

Nuk vonoi shumë dhe Ljuis Hamilton iu përgjigj sfidës së Mark Markez, sigurisht në mënyrë pozitive. ‘Jepi vëlla. mezi po pres të të njoh dhe të drejtojmë bashkë motorin ndonjëherë-shkruante Ljuis Hamilton në profilin e tij në Instagram.

sfidanti.al