Donçiçit i duhen dy ndeshje pas dëmtimit për të thyer një tjetër rekord!

U bë më i riu lojtar në historinë e NBA-së për të realizuar mbi 30 pikë e 15 asiste, në më shumë se një ndeshje të sezonit. Luka Donçiç është 20 vjeç e 304 ditë dhe në fushën e Golden Stejtit shënoi 31 pikë, kapi 12 topa në tabela e shërbeu 15 asistë. E gjitha kjo në vetëm 30 minuta, ndërsa bëri edhe dy vjedhje topash. Rekordin më parë e mbante “Madhëria e tij”, Majkëll Xhordan. Për sllovenin kjo ishte ndeshja e dytë pas rikthimit nga dëmtimit, por gjithçka e nisi aty ku e la, duke mos pasur nevojë për shumë kohë për të fituar ritmin.

Dallasi fitoi jashtë fushe me shifrat bindëse 141-121, ndërsa Donçiç pati tripëll dabëllin e 9-të të sezonit. Skuadra e tij ka 12 fitore e 3 humbje jashtë fushe, duke qenë e treta më e mirë e sezonit pas Lejkërsave (15-3) dhe Miluokit (13-3). Slloveni u ndihmua nga Tim Hardëuej Xhunior me 25 pikë dhe letonezi Kristaps Porzingis me 18 pikë, 7 topa në tabela dhe 4 bllokime gjuajtjesh.

Sfidanti.al