Donald Trump vazhdon në të tijën; NFL t’i hiqen lehtësirat fiskale

Tashmë mes lojtarëve të NFL dhe presidentit të SHBA Donald Trump, lufta është ashpërsuar akoma më shumë. Kreu i Shtëpisë së Bardhë nuk u mjaftua me fyerjet verbale ndaj tyre po tani kërkon edhe t’i ndëshkojë në aspektin financiar duke propozuar qe t’i hiqet këtij kampionati e drejta për të pasur disa privilegje në aspektin fiskal. ‘Përse lojtarëve të NFL u duhet të lejohen lehtësira në skemën e taksave kur ata nuk e respektojnë Vendin, Himnin dhe Flamurin? Të ndryshohet ligji i taksave-shkruante Trump në postimin e tij në rrjetin social Twitter. National Football League është e regjistruar si një organizatë jo fitimprurëse që nuk i nënshtrohet plotësisht sistemit të taksave.  Përplasjet mes  Trump dhe NFL bënë që zv/presidenti Mike Pence përpra disa ditesh të braktisë një ndeshje të këtij kampionati kur pa që disa lojtarë refuzuan të respektojnë himnin e SHBA, një veprim ky që u mirëprit nga Donald Trump. E gjithë kjo cështje u hap pas vendimit të Colin Kaeperenick për të mos e respektuar himnin duke mbështetur në tokë një gju në shenjë proteste për padrejtësinë dhe abuzimin racial të policisë, një gjest që është imituar edhe nga lojtarë të tjerë të cilët nuk janë dakord as me politikat e Trump.

Sfidanti.al