Donald Trump në pistë në Daytona 500…me limuzinën e tij

Donald Trump zbret në pistën e Daytona 500, gara më popullore automobilistike e vitit në SHBA. Presidenti I vendit hapi garën përpara më shumë se 100 mijë tifozëve të pranishëm që ishin të gjithë në delir teksa bëri një xhiro në pistë me limuzonën e tij super të blinduar së bashku me Zonjën e Parë, Melania, një veprim ky që nuk e kishte bërë kurrë më parë asnjë president I SHBA.

‘Zotërinj, ndizni motorët!-tha me zë të fortë kreu I Shtëpisë së Bardhë mes ovacioneve të tifozëve duke përsëritur komandën tradicionale që nis garën dhe që zhvillohet në pistën Daytona International Speedëay në Florida.

sfidanti.al