Domantas Sabonis shkëlqen në NBA, por a do ta arrijë dot Arvidasin legjendar?!

Ndoshta nuk do të arrijë të jetë kurrë si babai i tij i famshëm. Gjithsesi, Domantas Sabonis po bën karrierën e tij në NBA, si dhe po bën të njohur edhe më shumë kombin e tij të vogël të Lituanisë, duke shkëlqyer jo pak në ligën më të fortë të basketbollit në botë. Njëzetetrevjeçari realizoi tripëll dabëllin e parë në karrierë, në një fitore që u duk e pamundur nga ana e Indianës ndaj Denverit.

Ai shënoi 22 pikë, kapi 15 topa në tabela dhe shërbeu 10 asistë, dhe ndeshja që u duk e humbur, u kthye në sukses me shifrat 115-107 madje jashtë fushe. Paraqitja më e mirë në karrierë për Sabonisin përkoi me fitoren e pestë radhazi të Indianës që mban vendin e pestë, mjaft të respektuar në Konferencën Lindore.

Shumë analisë në Amerikë vlerësojnë se Domantas Sabonis duhet të përfshihet në Ndeshjen e Yjeve, veçse në Lituani shumë pak mendojnë se ai mund të krahasohet me babain e tij legjendar, Arvidas Sabonis, ish-lojtar i Zhalgirisit, Realit e Portlendit, si dhe i ish-Bashkimit Sovjetik e Lituanisë.

Domantasi nuk e ka klasin tepër të veçantë që kishte i atij, ndonëse është shumë më i shkurtër se ai, 2.11 metra ndaj 2.21 metrave të Arvidasit. Gjithsesi, për Indianën ai është një nga lojtarët më të mirë, dhe padyshim emri i tij do të mbetet i paharruar në historinë e NBA-së.

Sfidanti.al