Dilemat e Fetelit; në dyshim e ardhmja e tij në Formula 1?

‘Nuk do të qëndroj në Formula 1 vetëm për të plotësuar numrin-kështu është shprehur Sebastian Fetel në një intervistë për Times duke ngritur shumë dyshime për të ardhmen e tij në këtë kampionat pas vitit 2021.

‘Jam i sigurt se dëshiroj të garoj këtë vit dhe atë pasardhës, por më pas nuk e di se cfarë do të ndodhë me rregulloren-tha Fetel-Askush nuk e di deri në këtë moment. Nëse themi që jemi një spektkalër atëherë të vazhdojmë, por e ndjej se po humbasim shumë kohë dhe energji me ndryshimet e rregulloreve që janë të kushtueshme dhe që nuk vlen shumë në realitet’

Sipas 4 herë kampionit të botës, Formula 1 tani është më shumë një spektakël dhe biznes sesa një sport dhe është pikërisht piloti ai që e ndjen më shumë këtë sesa sportistët e disiplinave të tjera.

sfidanti.al