Diamond League, rekord i dyfishtë botëror i orës për Hassan dhe Farah

Sifan Hassan dhe Mo Farah regjistrojnë një rekord të dyfishtë botëror të orës për femra dhe meshkuj në të njëjtin meeting. Është Diamond League i Brukselit që dhuroi emocione të jashtëzakonshme falë paraqitjes së shkëlqyer të këtyre dy kampionëve të atletikës

E para që e përmbushi misionin ne saj ishte Sifan Hassan, kampione e botës në 1500 dhe 10 mijë metra e cila arritit të përmirësojë rekordin e botës të orës në vrap duke përshkuar 18.9 km. Rekordi i holandezes eklipson atë të etiopianes Dire Tune me 18.5 km të vendosur në 2008 në Ostrava. Sigurisht që me këtë rezultat Hassan vendos edhe një rekord të ri evropian duke thyer atë të Silvana Cruciata në 1981 me 18.084 km për 1 orë. Në këtë garë Hassan la pas izraeliten Salpeter me 18.7 km, edhe ky një rezultat më i mirë se rekordi i vjetër.

Për meshkuj, Mo Faraha e vendosi rekordin duke përshkuar 21.3 m në 1 orë. Atleti 37 vjecar, 4 herë kampion olimpik, theu rekordin e mëparshëm prej 21.285 m të vendosur në 27 qershor 2007 nga Haile Gebrselassie në Etiopi.

Sfidanti.al