Derbi i Ballkanit dhe në Europianin e hendbollit, Kroacia mund Serbinë!

Ndeshja nuk pati vlerë konkurrimi, pasi “pikat mbi “i” ishin vënë që më parë, por gjithsesi mbetej një derbi i Ballkanit. Nuk mund të jetë ndryshe kur luajnë Kroacia dhe Serbia, dhe kështu ndodhi në Europianin e hendbollit (që kam dëshirë ta them siç e thonë fqinjët tanë sllavë, “topadorës”). Kroatët (mbiquajtur “kaubojsët”) fituan me përmbysje 24-21, duke zënë vendin e parë në grupin A për të vazhduar me pretendimet si një nga skuadrat më të mira të kontinentit. Serbia ishte eleminuar që më parë pas humbjeve ndaj Bjellorusisë e Malit të Zi. E papritura më e madhe e Europianit ishte eleminimi i Danimarkës, kampione olimpike dhe botërore në fuqi. Danezët u mundën bindshëm nga Hungaria.

Sfidanti.al