Denver mposht LA Klipers, San Antonio thyhet nga Nju Jorku

Denver Nagets fitoi në sfidën e radhës në NBA kundrejt Los Anxheles Klipers 123-96 duke i bërë një lloj dhurate skuadrës së Lejkërs që ashtu sikurse edhe Sakramento Kings i afrohen shumë në renditjen e Konferencës së Perëndimit. Nikola Jokic ishte njeriu i ndeshjes për skuadrën nga Kolorado me 22 pikë dhe 16 topa në tabelë, por mjaft mirë u paraqitën edhe Millsap e Tomas duke bërë që Denveri gjatë sfidës me kalifornianët të krijojë një diferencë të madhe deri në fitimin e ndeshjes.

Greg Popovic nuk e kapërdiu aspak brishtësinë në mbrojtje të basketbollistëve të tij te San Antonios në ndeshjen e Madison Square Garden ndaj Nju Jorkut duke e humbur atë me rezultatin 130-118. është ky një rezultat që festohet shumë nga skuadra e Niks që ndërpreu serinë e rezultateve negative që zgjaste prej 18 ndeshjesh për t’u kthyer te fitorja pas 3 muajsh; Ai që spikati më shumë në parket për Nju Jorkun ishte Demien Dotson me 27 pikë e 5 topa në tabelë, ndërkohë që dhanë kontributin e tyre edhe Kevin Noks e Denis Smith Xhunior me nga 19 pikë secili. Ndërsa te skuadra teksane De Rozan shënoi 32 pikë por që nuk i mjaftuan Spërs për të evituar humbjen.

sfidanti.al