Dejvis, Lebron dhe 7 të tjerë, ja Lejkërsat që duan titullin në NBA!

Ndaj Jutës në ndeshjen e radhës ishte pikërisht kjo formulë. Ndërsa “Mbreti Xhejms” duket ende jo plotësisht i dalë nga pushinet e pandemisë, Los Anxhelos Lejkërsat po udhëhiqen nga Entoni Dejvis, Kundër Juta Xhazit, lojtari qendër shënoi 42 pikë e kapi 12 topa në tabela, duke ndihmuar në fitoren 116-108, fitore që i dha matematikisht plotësimin e objejktivit të sezonit të rregullt, vendin e parë në Konferencën Perëndimore. Lebroni e ndoqi me 22 pikë, 8 topa në tabela e 9 asistë, pra duke qenë pranë tripëll dabëllit. Shtatë lojtarë të tjerë të Lejkërsave shënuan gjithashtu pikë, duke dhënë kontribut në 52 pikët e tjera të skuadrës. “Liqenasit” janë një nga pretendentët kryesorë për titull, dhe Lebroni ndoshta po ruan disa energji për plej ofin,

Sfidanti.al