Darushafaka mbeti pa Euroligë, pa sponsor dhe pa trajner!

Darushafaka që nuk luajti keq, madje, mund të thuhet edhe mirë, në Euroligën që sapo përfundoi dhe të cilën e fitoi, për herë të parë, Fenerbahçja e Stambollit, gjatë sezonit të ardhshëm, do të ketë probleme jo të vogla, pasi, veç të tjerave, ky ekip duhet të gjejë edhe një trajner të ri. Ata që drejtojnë Euroligën, i kanë bërë të ditur këtij klubi turk se ai nuk do të marrë më “Ëild Card” (ftesë të veçantë) për sezonin e ardhshën, kështu që kompania “Dogush” që e ka sponsorizuar, deri tani, atë, ka vendosur ta ndërpresë bashkëpunimin. Sipas lajmit të fundit, Darushafakës do t’i duhet që të gjejë edhe një trajner të ri, pasi britaniku Dejvid Blat ka paralajmëruar largimin e tij. Blati, në fakt, kishte një kontratë për dy sezone, por ai vendosi që të largohej, qëkur ky klub u përfshi nga kriza.

Sfidanti.al